Po flitet se Apple është duke punuar në një palë pajisje të palosshme, duke përfshirë një iPhone të koduar me emrin V68, i cili kur hapet, kthehet në një iPhone me dizajnin dhe dimensionet e një modeli tradicional.
E dyta pajisje e palosshme është një iPad/Mac hibrid me fuqi M5, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se një raport i ri nga analisti i Apple i Haitong Securities, Jeff Pu, thotë se të dyja pajisjet do të vijnë në vitin 2026.
Siç thekson raporti, gjiganti teknologjik fillimisht do ta prezantojë iPad/Mac.
Ndryshe, një iPhone i palosshëm jo vetëm që do të duhej të konkurronte kundër Galaxy Z Flip 8 të Samsung në vitin 2026, por do të shkonte edhe kundër Motorola Razr (2026) dhe Razr+ (2026).