Apple dyshohet se bën hile me Iphonët e vjetër - Insajderi
×
Teknologji

Apple dyshohet se bën hile me Iphonët e vjetër

Insajderi
25 December 2017 - 19:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një raportim i fundit tregoi se Apple ka pranuar se qëllimisht ngadalëson iPhonet e vjetër që “të zgjasë sa më shumë jetëgjatësinë e baterisë së tyre”.

Megjithatë, kjo nuk është pritur mirë nga përdoruesit e iPhoneve.

Pak pas lajmërimit nga Apple, kanë ardhur dy paditë e para për veprimin e gjigantit amerikan.

Një kompani avokatie në Chicago ka thënë se Apple ka vepruar në kundërshtim me ligjet e biznesit të vendosura nga shteti i Illinoisit dhe në shumë vende të tjera në SHBA, transmeton Albinfo.ch.

Apple po i ngadalëson këta telefona “pa u treguar përdoruesve se po e bën qëllimisht dhe pa i njoftuar ata me informatat e caktuara me kohë”, thuhet në padinë e tyre


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark