Apple po punon në një iPhone të palosshëm me një ekran “vetë-riparues” për të rregulluar gërvishtjet, sipas raporteve.
Dhe sipas raportimit Apple thotë se telefoni në të vërtetë do të riparojë çdo dëm automatikisht, shkruan The Indipendente.
Aftësia “vetë-riparuese” do të rregullojë një nga çështjet më të mëdha që shihet me telefonat aktualë të palosshëm, të cilat mund të dëmtohen shumë shpesh.
Patenta Apple u paraqit në fillim të këtij viti, por vetëm sa u bë publike nga Zyra e Patentave dhe Markave të SHBA-së, sipas faqes së internetit të teknologjisë 9to5mac.com.
“Gjatë funksionimit të një pajisje elektronike, shtresa e mbulesës së ekranit mund të gërvishtet”, thotë patenta.
“Për të përmirësuar estetikën e pajisjes elektronike, mund të jetë e nevojshme që gërvishtjeve të minimizohen. Për të ndihmuar në zbutjen e numrit të gërvishtjeve, shtresa e mbulesës së ekranit mund të përfshijë një shtresë të materialit vetë-riparues”, thuhet në deklaratë.
Patenta e Apple sugjeron që riparimi i ekranit të saj do të bëhet përmes përdorimit të nxehtësisë, dritës ose rrymës elektrike./Insajderi.org