Tremujori i fundit i vitit 2016 për kompaninë Apple ka shënuar një rekord të ri sa përket të ardhurave nga shitja e telefonit iPhone.
Kompania ka publikuar një të dhënë sipas së cilës “tremujori i fundit i vitit të kaluar paraqet një rekord të ri për sa u përket të ardhurave, me të hyra prej 78 miliardë dollarë gjatë periudhës tetor-dhjetor”.
Apple thotë se shifrat e fundit paraqesin rritje të të hyrave për 3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur të hyrat kanë qenë 75 miliardë dollarë.
“Jemi të emocionuar që mund të informojmë se rezultatet nga tremujori i festave i kanë dhënë kompanisë Apple të hyrat më të larta tremujore që janë arritur ndonjëherë, duke thyer kështu rekorde të shumta”, deklaroi drejtori Ekzekutiv, Tim Cook. /Insajderi.com