×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Apple gati për prodhimin e makinës intelegjente

    Insajderi
    09 December 2016 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Thashethemet e para mbi makinën iCar kanë filluar të qarkullojnë që në fillim të vitit 2015. Apple që nga ajo kohë ka punësuar një numër të konsiderueshëm punonjësish nga kompani të ndryshme automobilistike.

    Megjithatë, kompania ka qëndruar në heshtje dhe ka punuar në fshehtësi mbi “Project Titan”. Ky është emri në të cilin fshihet makina e parë me sistem drejtimi automatik prodhuar nga Apple.

    Raportet e fundit të portaleve të ndryshme sugjerojnë se interesimi i Apple për teknologjinë e mençur për mjetet e transportit ka të bëjë me planet e kompanisë për prodhimin e makinës së tyre inteligjente.

    Apple tani ka marrë edhe patentën e parë që i jep mundësinë për të çuar në një tjetër nivel projektin e iCar. Kompania amerikanë është licencuar për të zhvilluar një sistem për mjete të ndryshme me drejtim automatik.

    Sistemi mundëson që mjeti të shmang goditjet gjatë lëvizjes nëpër zona të panjohura, llogarit distanca si dhe është i aftë të njohë mjete ose objekte në një rreze të caktuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark