×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    “Apple”, “Google” dhe “Microsoft” i  bashkohen opozitës së gjigantëve ekonomik  kundër Trumpit 

    Insajderi
    06 February 2017 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Google”, “Facebook”, “Intel”, “Netflix”, “Microsoft”, “Apple” dhe Twitter janë disa prej kompanive të cilat kanë formuar një grup opozitar ndaj urdhrit ekzekutiv të Trump për emigracionin.

    “Apple”, “Google” dhe “Microsoft” i janë  bashkuar koalicionit prej 97 kompanish kundër urdhrit ekzekutiv të Trump, shkruan “PcWorld.al”.

    Ky koalicion argumenton se rregullat e buta të emigracionit kanë ndihmuar industrinë e teknologjisë. Në një total prej 97 kompanish nga bota e teknologjisë dhe jo vetëm, kërkuan në gjykatën Amerikane të apelit që të shfuqizojë urdhrin ekzekutiv të Trump.

    “Emigrantët janë sipërmarrësit, politikanët, artistët dhe filantropistët më të mëdhenj në vendin tonë,” thuhet në deklaratën e përbashkët.

    Urdhri ekzekutiv i nënshkruar nga Trump më 27 Janar ndalonte hyrjen e qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane në SHBA për 90 ditë.

    Urdhri u sfidua të Premten nga një gjykatë në Washington e cila kufizoi përkohësisht disa pjesë të tij.

    Kompanitë teknologjike kanë shprehur shqetësim se numri i shteteve të prekura mund të zgjerohet duke hedhur dyshime mbi të ardhmen e tyre dhe punonjësve./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark