×
  • Lajme
  • Botë
  • Biznes
  • Lajme / Botë

    Apple humb betejën ligjore me BE, duhet të paguajë kaq miliardë euro

    Insajderi
    10 September 2024 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata më e lartë e Bashkimit Europian mbështeti të martën një vendim të Komisionit Europian që Apple duhet të paguajë 13 miliardë euro taksa të prapambetura duke anuluar kështu një vendim të mëparshëm në favor të Apple.

    Në vitin 2016, Komisioni Europian urdhëroi pagesën e taksave prej shumë miliardë eurosh, duke argumentuar se ”kompania amerikane kishte paguar më pak taksat e duhura në bllok pas një marrëveshjeje të dyshuar me anëtaren e BE-së, Irlandën”.

    Apple paraqiti një ankesë të suksesshme në gjykatën e përgjithshme të BE-së duke argumentuar se “komisioni nuk kishte arritur të provonte se marrëveshja e kontestuar e taksave përbënte ndihmë të ndaluar shtetërore”.

    Gjykata e përgjithshme mbajti anën e Apple, duke e shtyrë komisionin t’i kërkonte Gjykatës Europiane të Drejtësisë (GJED) të merrte një vendim përfundimtar për këtë çështje.

    GJED vendosi të martën se “komisioni kishte të drejtë” dhe se “Irlanda i dha Apple ndihmë të paligjshme, të cilën Irlandës i kërkohet ta rikuperojë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark