Apple gjithashtu prezantoi një sistem të ri kyçjeje social e cila funksionon ngjashëm me atë të përdorur nga Google dhe Facebook por pa gjurmuar përdoruesit duke ruajtur privatësinë e tyre sipas Federighi.
Apple tha se iPhone do të bëhet akoma edhe më shpejtë me iOS 13. Në konferencën e zhvilluesve WWDC Apple kishte shumë për të thënë për versionet e reja të iOS, iPad OS, watchOS, macOS madje edhe harduerëve si Mac Pro.
Por iOS 13 si çdo vit merr vëmendje të lartë. Kompania tha se sistemi operativ i ri do të reduktojë madhësinë e aplikacioneve me 50% dhe përditësimeve me 60% por jo vetëm.
Gjithashtu aplikacionet do të hapen deri në dy herë më shpejtë. Face ID është përshpejtuar dhe shkyç një iPhone 30% më shpejtë.
“Asgjë nuk ka më tepër rëndësi për ne sesa performanca e telefonëve të përdoruesve tanë,” tha Craig Federighi, zëvendës Presidenti i Apple për inxhinierinë e softuerit.
Pas macOS, iOS 13 pajiset me një “dark mode” i cili shndërron ndërfaqen në të zezë dhe tekstin në të bardhë. Ky funksion është bërë mjaft popullor në shumë aplikacione dhe sisteme.
Apple gjithashtu prezantoi një sistem të ri kyçjeje social e cila funksionon ngjashëm me atë të përdorur nga Google dhe Facebook por pa gjurmuar përdoruesit duke ruajtur privatësinë e tyre sipas Federighi.
Përdoruesit mund të mbajnë adresën e e-mail-it të fshehur nga aplikacionet duke përdorur gjeneratorin e rastësishëm të e-mail-eve e cila krijon adresa unike të cilat dërgojnë emailet në drejtim të adresës reale.
Sistemi i ri HomeKit Secure Video mund të enkriptojë dhe ngarkojë video nga sistemet e përshtatshme të kamerave të sigurisë për shtëpitë përmes iPad, Apple TV ose HomePod në llogarinë iCloud.
Beta e parë e zhvilluesve e iOS 13 është i disponueshëm nga ky moment ndërsa beta publike do të jetë e disponueshme në Korrik. Debutimi final i sistemit operativ si gjithnjë pritet në Shtator krahas prezantimit të modeleve të reja të iPhone