Të hyrat nga shitja e iPhoneve pësuan rënie në tremujorin e fundit për kompaninë.
Kompania për këtë ka fajësuar ngadalësimin e zhvillimit ekonomik në Kinë.
Megjithatë, sipas shefit të Apple-it, Tim Cook, klientët po hezitojnë të blejnë iPhone për shkak të çmimeve të larta.
Për momentin, në uebfaqen zyrtare të Apple-it, një iPhone XS kushton 999 dollarë në SHBA apo 763 funte, ndërsa në Britani kushton 999 funte. Në Kinë kushton 989 funte.
Tani Cook ka thënë se gjiganti teknologjik do të ricaktojë çmimin për të mbrojtur klientët, raporton BBC.
Po ashtu, kompania pret që edhe në tremujorin aktual, që mbyllet më 31 mars, të ketë rënie të të hyrave në krahasim me vitin e shkuar.