Apple pritet ta rregullojë një problem në iPhone, që i bënte selfiet të duken shumë mirë duke e mjegulluar pak lëkurën.
Përdoruesit e iPhone XS u ankuan rreth këtij problemi, duke raportuar se kamera e përparme e celularit i bënte fytyrat e tyre të dukeshin dukshëm më të lëmuara.
Madje, disa u ankuan se fotografitë e tyre dukeshin ngjashëm me modifikimet që bëhen në aplikacione të bukurisë si FaceTune etj.
Efekti misterioz është i pranishëm edhe në iPhone XS Max, i cili ka të njëjtën kamerë të përparme si iPhone XS. Tani, Apple ka pranuar se në përditësimin e ardhshëm të iOS do ta rregullojë këtë problem – duke shpjeguar se çfarë e shkaktoi atë.
“Apple më tha se iOS 12.1 do ta rregullojë një problem në sistemin e kamerave të mençura, që i bënte fotografitë të dukeshin më të lëmuara në iPhone XS dhe XR”, shkroi Nilay Patel për The Verge