Përkundër që pati shitje të dobët të iPhone më 2018, Apple duket se këtë vit është duke bërë shitje mjaft të mira në tregun amerikan.
Sipas të dhënave nga CIRP (Consumer Intelligence Research Partners), iPhone është në 36 për qind në tregun amerikan në çerekun e parë e parë të vitit 2019, që i jep Apple-it një avantazh të lehtë ndaj Samsungut, që ka 34 për qind..
Pas tyre janë LG dhe Motorola me 11 respektivisht 10 për qind.
Sipas këtyre raporteve thuhet se Apple është rikthyer “mbretërimin” në tregun amerikan pas një viti jashtëzakonisht të dobët më 2018. Megjithatë, ende është larg dominimit që kishte në çerekun e parë të vitit 2016 dhe 2017.