Kompania Apple ka tejkaluar atë të Samsung në shitjen e telefonave të mençur për herë të parë pas dy vitesh.
Samsung ka shitur 76,8 milionë telefona të mençur në çerekun e katërt të vitit të kaluar, por u mund nga Apple, që arriti të shes 77 milionë iPhone.
Çereku i katërt është zakonisht fitimprurës për Apple për shkak të festave të fundvitit dhe pasi që gjenerata e re e iPhone-it vjen gjithmonë në shtator, njofton PC World.
Për Samsung sidoqoftë 2016-ta përfundoi keq për shkak të dështimit me Galaxy Note 7. Pos rënies në shitje ka pasur edhe dëm markës së saj.
Por kjo nuk pritet të zgjasë shumë pasi që në mars të këtij viti pritet të dalë Samsung Galaxy S8, dhe pritet që përsëri të dalë në krye me përqindje në treg.
Tri vendet e tjera pas dy gjiganteve janë të kompanive kineze, ku vendin e tretë pas Apple dhe Samsung e ka Huawei Technologies./Insajderi.com