Apple ka mundur Samsung nën pemën e Krishtlindjeve. Sipas analistëve të Flurry, pothuajse gjysma e pajiseve të reja mobile dhe aplikacioneve në javën e Krishtlindjeve janë të lidhur me iPhone, dhe vetëm 21% për smartphone Samsung.
Nga të dhënat për SHBA, përdoruesit amerikanë preferojnë smartphone gjithnjë e më të mëdhenj. 45% e aktivizimeve vinin nga smartphone të madhësisë mestare, megjithëse në rënie nga 54% që ishte një vit më parë.
Ndërsa 37 %, nga 27% që ishte për Krishtlindjet e 2015, janë ato që konsiderohen phablet, një ekran pak a shumë mes telefonit dhe tabletit.