×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Apple ndalon “Fëmijët e Pasur”

    Insajderi
    08 November 2016 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Apple ka ndaluar aplikacionin “Rich Kids” (Fëmijët e Pasur), nga të gjitha pajisjet ku ishte instaluar për të ndaluar përdoruesit që të shpërndanin foto nga jeta e tyre e luksit.

    Aplikacioni u krijua nga Juraj Ivan dhe Michal Harustiak muajin e kaluar dhe detyronte përdoruesit e saj që të paguanin 1 mijë paund në muaj për të postuar ekskluzivisht fotot e tyre.

    Dy krijuesit e tij pranuan se ishin frymëzuar nga “Rich Kids of Instagram” ku fëmijë të pasur përreth globit kanë postuar foto nga jahtet apo avionët privatë.

    Por pasi një llogari në  Instagram u akuzua se po publikonte milionerë fals, dyshja vendosi të krijonte aplikacionin që do të diferenconte milionerët e vërtetë nga ata fals, pasi kush tjetër përveç një multimilioneri nuk do e kishte problem të paguante 1 mijë paund në muaj për aplikacionin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark