Apple në bisedime për blerjen e Shazam - Insajderi
×
Teknologji

Apple në bisedime për blerjen e Shazam

Insajderi
09 December 2017 - 15:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Apple ka hyrë në bisedime për të blerë Shazam softueri i të cilit identikon muzikën dhe këngën duke drejtuar telefonin drejt burimit të saj raportoi TechChrunch.

Aplikacioni i Shazam në iPhone është i integruar me asistentin dixhitale Siri të Apple. Përdoruesit e iPhone me Shazam të instaluar mund të pyesin Sirin “Hey Siri, what’s that song?” dhe aplikacioni menjëherë do e identifikojë.

Por Shazam ka veçori të tjera si identifikimi i shfaqjeve televizive diçka e pamundur me Sirin.

Sipas TechCrunch Apple është e gatshme të paguajë deri në 400 milion dollar dhe marrëveshja mund të arrihet javën e ardhshme.

Shazam, me zyra qendrore në Britani kishte ngritur në të kaluarën 143 milion dollar nga DN Capital, Institutional Venture Partners dhe Kleinder Perkins.

Çmimi që TechCrunch raporton është shumë larg vlerës prej 1 miliard dollar të Shazam raportuar së fundi nga PitchBook.

Me blerjen e Shazam, Apple do të përmirësonte shërbimin e muzikës Apple Music. Që nga mesi i 2017-ës Apple Music kishte 27 milion abonentë me pagesë, ose më pak se gjysmën e abonentëve që ka Spotify.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark