×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Apple nën hetim për diskriminimin gjinor

    Insajderi
    14 November 2019 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorët e shtetit amerikan New York janë duke e hetuar Goldman Sachs, lëshuesin e kredit kartelës Apple Card, për diskriminim e mundshëm seksual kur bëhet fjalë për limitet kreditore.

    Hetimi u nxit nga një seri tuitesh virale nga web developeri David Heinemeier Hansson në lidhje me algoritmet e përdorura për Apple Card, të mirëmbajtura nga Goldman Sachs në emër të Apple.

    Image

    Hansson tha se kredit kartela i dha atij një limit prej madje 20 herë më të lartë se bashkëshortes së tij, edhe pse ajo e ka një rezultat (score) më të lartë krediti. Ai e quajti algoritmin diskriminues.

    Hansson nuk e zbuloi sasinë e të hyrave, por tha se ai dhe bashkëshortja ishin për një kohë të gjatë të martuar, si dhe se i ndajnë detyrimet tatimore dhe pasurinë e patundshme. Ai tha se ankesat për limitin e saj kreditor ishin injoruar, shkruan KOHA Ditore. Kur më në fund limiti u ngrit, pa e ndryshuar sistemin, ai deklaroi se kjo ishte një përpjekje për ta korruptuar një përdorues “të zëshëm” në mënyrë që Apple të mos ketë nevojë ta ndryshojë algoritmin e vet të keq.

    Zëdhënësja e autoritetit të shërbimeve financiare të shtetit New York konfirmoi të shtunën e kaluar se rasti do të hetohej. Ajo tha se autoriteti është i shqetësuar për diskriminimin potencial dhe se hetimi do të përcaktojë nëse ligji i shtetit të New Yorkut është shkelur, si dhe nëse të gjithë përdoruesit e Apple Card po trajtohen në mënyrë të barabartë.

    Zëdhënësi i Goldman Sachs, Andrew Williams, tha se vendimet e tyre për kredinë bazohen në rejtingun kreditor të klientit, dhe jo faktorët si gjinia, orientimi seksual ose faktorët e tjerë të ndaluar me ligj. Ai shtoi se banka nuk mund t’i komentojë vendimet e klientëve individualë.

    Apple nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për deklaratë për këtë rast.

    Apple e prezantoi Apple Card këtë vit në partneritet me Goldman Sachs.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark