Apple ofron zbritje për iPhone në Kinë pas intensifikimit të konkurrencës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Apple ofron zbritje për iPhone në Kinë pas intensifikimit të konkurrencës

    Insajderi
    02 January 2025 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjiganti amerikan Apple është duke ofruar zbritje të rralla, deri në 68 dollarë, në modelet e reja të telefonave të mençur iPhone në Kinë, teksa tenton të ruajë tregun, pas rritjes së konkurrencës prej rivalëve të brendshëm, sikuse Huawei.

    Promocioni katërditor, në periudhën 4-7 janar aplikohet në disa prej modeleve të iPhoneve, varësisht prej mënyrës së pagesës.

    Këto zbritje vijnë edhe në kohën kur ekonomia kineze është në ngadalësim e sipër, dhe teksa blerjet e konsumatorëve kanë rënë në nivelin më të ulët në pesë muajt e fundit.

    Këtë e ka përjetuar edhe Apple, pasi ka raportuar rënie të shitjeve në Kinë, tregun më të madh në botë për telefona të mençur.

    Gjiganti kinez, Huawei është rritur shpejt dhe është bërë konkurrent i konsiderueshëm prej gushtit të vitit 2023, kur është fokusuar në krijim të çipave.

    Huawei ka ndikuar në ulje të çmimeve të shumë pajisjeve teknologjike.

    Perëndimi ka secilën herë e më shumë shqetësim për mënyrën e funksionimit të kësaj kompanie, pasi ka dyshime se të dhënat e klientëve i ndan me Qeverinë kineze. /REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark