Apple pritet të sjellë një telefon të palosshëm, çmimi shumë i lartë - Insajderi
×
Teknologji

Apple pritet të sjellë një telefon të palosshëm, çmimi shumë i lartë

Insajderi
21 June 2025 - 10:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Apple pritet të lansojë telefonin e parë të palosshëm në vitin 2026, sipas parashikimeve të analistit të njohur Ming-Chi Kuo.

Sipas mediave të huaja, kompania ka porositur midis 15 dhe 20 milionë njësi, duke pritur që kërkesa të shtrihet gjatë 2-3 viteve të para të prodhimit.

Telefoni, i koduar “V68”, do të ketë një teknologji të avancuar që synon të shmangë shenjat e palosjes.

Ekrani do të prodhohet nga Samsung Display, një bashkëpunëtor i gjatë i Apple.

Megjithatë, ajo çfarë pritet të jetë sfiduese është fakti se çmimi pritet të jetë shumë i lartë, rreth 2,000 deri në 2,500 dollarë.

Apple hyn në tregun e telefonave të palosshëm vonë, pasi konkurrenca është e fortë me Samsung, Google dhe Huawei që kanë lansuar tashmë modele të suksesshme.

Pritet që telefoni të prezantohet në shtator të vitit 2026, së bashku me iPhone 18. Megjithatë, Apple ende nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për këtë produkt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark