Kompania amerikane për prodhimin e telefonave, Apple, ka njoftuar se ka pasur rritje të vogël të shitjeve në çerekun e dytë të këtij viti.
Ndonëse shitjet e telefonave iPhone kanë rënë, kompania arriti të nxjerrë bilanc pozitiv nga të hyrat e realizuara nga shërbimet, përfshirë dyqanin e softuerëve dhe shërbimet për muzikë.
Shitjet e përgjithshme u rritën për 1 për qind dhe arritën në vlerën e 53.8 miliardë dollarëve, ndërsa fitimi ra për 13 për qind në 10 miliardë dollarë. Kompania e arsyetoi këtë rënie me pakësimin e shitjeve në Kinë.
Për herë të parë që nga viti 2012, shitjet e telefonave paraqesin më pak së gjysmën e shitjeve të përgjithshme të kompanisë. Shitja e telefonave iPhone ra për 741 milionë dollarë më pak për këtë periudhë të vitit.
Shitjet e këtij lloji të telefonit në Kinë ranë 4 për qind pasi kursi i valutës e ka bërë të shtrenjtë këtë pajisje për kinezët, të cilët tashmë duhet të paguajnë më shumë për të.
Kompania ka parashikuar shitje prej 61 deri 64 miliardë dollarësh për tre muajt e fundit të këtij viti.