×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Apple shënon rënie të ardhurash për herë të parë pas 13 vitesh

    Insajderi
    28 April 2016 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aksionet e Apple ranë dukshëm ditën e Marte pasi kompania raportoi rënie të shitjeve me 13 % për tre mujorin e parë të 2016-tës. Kjo është hera e parë në 13 vite që kompania më me vlerë në botë shënon rënie të shitjeve të produkteve të saj.

    Rënia e të ardhurave në vetëm 50 milion krahasuar me 53 miliard një vit më parë nxiti zhvlerësimin e aksioneve me 7% të kompanisë. Apple parashikoi që kjo rënie të vijojë duke parashikuar 41 miliard dollar të ardhura nga 43 miliard që ishin një vit më parë

    Apple kishte paralajmëruar investitorët më parë për këtë rënie. Shitjet e iPhone përbëjnë 2/3 e të ardhurave të kompanisë e cila ka shitur 16 % më pak njësi sesa vitin e kaluar duke rezultuar me 18 % më pak të ardhura nga ky sektor.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark