Apple bëri të ditura planet e kompanisë për të vrarë iPod nano dhe shuffle. Ato ishin dy luajtësit e fundit të muzikës nga Apple që nuk janë përditësuar prej vitesh.
Lëvizja është pjesë e strategjisë së Apple për të thjeshtuar linjën iPod duke lënë vetëm modelin Touch.
Ky produkt i cili duket si një iPhone po pa mundësinë për tu përdorur si telefon, është përditësuar ndryshe nga nano dhe shuffle.
Këta të fundit janë hequr nga dyqani online i Apple dhe së shpejti nuk do të shiten as në dyqanet fizike. Dy modelet do të vijojnë të luajnë këngë të shkarkuara nga iTunes.
Kur debutoi në 2005-ën, shuffle konsiderohej inovativ edhe pse ekrani ishte më i vogël. Përdoruesit kishin hapësirë 2GB, sa për 500 këngë të ruajtura.
Po të njëjtin vit erdhi Nano, një zëvendësim i iPod Mini i cili mbante ekranin. Në kulmin e suksesit të tij kur debutoi modeli i gjeneratës së 7 në 2015-ën mund të ruante deri në 4,000 këngë falë memorjes prej 16GB dhe linjës prej 6 ngjyrash.