Vetë administrata e këtij qyteti ka njoftuar se Apple do të prodhojë iPhone në Bangalore. Lëvizja vjen në një kohë kur qeveria Amerikane nën drejtimin e Trump i ka kërkuar prodhuesit të iPhone të zvogëlojë importet e komponentëve në favor të një ekosistemi lokal prodhimi.
Apple nuk ka komentuar mbi lajmin por objektivat e kompanisë për të hyrë në tregun Indian i cili sapo ka përqafuar 4G-në kanë qenë të qarta. Shitjet e iPhone u rritën me 50% në 2016-n.
Mbajtja e çmimit në vlera të ulëta është kritike për Apple. Kompania është bisedime me disa vende për të shitur telefonë të përdorur me kosto disaherë më të ulët.