Apple do të ulë me 10% prodhimin e iPhone 7 dhe 7 Plus - Insajderi
×
Teknologji

Apple do të ulë me 10% prodhimin e iPhone 7 dhe 7 Plus

Insajderi
30 December 2016 - 22:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Apple do të ulë prodhimin e iPhone me 10% në tre mujorin e parë të 2017-tën citon një raport.

Kjo lëvizje do të prekë iPhone 7 dhe 7 Plus të cilët u prezantuan në Shtator shkruante Nikkei ditën e sotme duke cituar burime të besueshme.

Një vit më parë ishte po Nikkei që paralajmëronte se Apple do të shkurtojë prodhimin e iPhone 6S dhe 6S Plus me 30%.

Ulja e prodhimit do të thotë se shitja e telefonëve nuk ka ecur sipas parashikimeve të kompanisë. Kjo është diçka që Apple nuk dëshiron ta shikoj të përsëritet për tre mujorin e katërt me radhë.

Nikkei tha se Apple gjithashtu ishte ballafaquar me probleme të kërkesës për iPhone 7 Plus kjo përshkak të sasisë së pakët të sensorëve të kamerave.

Ky telefon ky dy të tilla dhe është i aftë të aplikojë efekte “bokeh” në modalitetin portret. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark