Apple në bashkëpunim me Foxconn kërkojn të blejnë divizionin e çipeve të Toshiba raportoi media shtetërore japoneze ditën e Premte.
Prodhuesi i iPhone do të investojë disa miliarda dollar për të marrë në këmbim 20% të aksioneve të kompanisë.
Ky propozim do të ruajë kontrollin japonez ndaj kompanisë pas shqetësimeve të autoriteteve të këtij shteti se shitja e Toshiba vë në rrezik sigurinë kombëtare.
Ky raport vjen pa ditë pas shfaqjes të disa pretendetëve për blerjen e Toshiba ku në mesin e tyre ishin Foxconn dhe Western Digital.
Ky i fundit ngrinte shqetësimin se firma japoneze ka shkelur një kontratë bashkëpunimi mes tyre dhe për këtë duhej ti jepej e drejta ekskluzive e negocimit.