Apple sapo njoftoi një tipar të kërkuar prej kohësh në Apple Watch. Përcjellja dhe përmirësimi i gjumit.
Me këtë veçori të re, përdoruesit jo vetëm që mund të përcjellin gjumin, por gjithashtu të krijojnë atë që Apple thotë se është një qasje holistike për përmirësimin e gjumit.
Funksioni i përcjelljes së gjumit funksionon së bashku me iPhone për të ndihmuar një person të krijojë një rutinë më të mirë të gjumit.
Kjo veçori quhet Wind Down dhe është krijuar për të zvogëluar shpërqendrimet në iPhone dhe Apple Watch.
Kur aktivizohet, telefoni shfaq informacion shtesë në ekran, duke përfshirë sa kohë ka mbetur deri në kohën e gjumit (të paracaktuar nga përdoruesi) dhe ndizet Do Not Disturb.
Ky ekran i bën përdoruesit të pushojnë dhe të meditojnë – në vend që ta zëmë psh shfletimin e pafund në Facebook apo Instagram.
Kur është koha të zgjoheni, ekrani i alarmit rikthehet dhe tani përmban një lidhje me Shortcuts, duke e bërë më të lehtë fillimin e aplikacioneve të përditshme.