Aprovohet kërkesa për likuidimin e KB “Xhafa” në Ferizaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aprovohet kërkesa për likuidimin e KB “Xhafa” në Ferizaj

    Insajderi
    05 October 2016 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës  ka nxjerrë aktvendim për përmbylljen e procesit të likuidimit të Kooperativës Bujqësore “Xhafa” në Ferizaj.

    Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton se ky institucion kishte parashtruar kërkesën për aprovimin e Raportit Përfundimtar që rrjedhimisht lejon mbylljen e procesit të likuidimit për këtë KB, për të cilin Dhoma e Posaçme ka nxjerrë këtë Aktvendimim.

    Gjithashtu bëhet e ditur se është caktuar afati prej 21 ditë për ankesa ndaj këtij aktvendimi dhe pas kalimit të këtij afati aktvendim bëhet i plotfuqishëm.

    “Dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt AKP do t’ia dërgoj institucioneve relevante ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së”, shkruan në njoftimin e AKP-së. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark