Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit Silver Qibinit nga Tepelena e Shqipërisë, të arrestuar në operacionin e djeshëm në Perqevë të Klin ës ku u zbulua një zonë me 965 bimë kanabisi.
Insajderi merr vesh që të dielën të dyshuarit për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kokainës” iu është caktuar masa e paraburgimit deri më datën 09 shtator.
Përveç Qibinit, në kërkim janë edhe pesë persona të tjerë të lidhur me këtë arë. Policia e Kosovës gjatë së dielës i shpalli në kërkim pesë persona: Gzim Gashin, Faik Gashin, Selim Gashin, Marglen Çomanin dhe Albion Kalemin.
Siç u tha në njoftimin e PK’së, ata dyshohet të kenë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Këtë operacion po e udhëheq prokurori Ersan Qavolli.
Insajderi raportoi për dosjen kriminale të tre kosovarëve të dyshuar për këtë arë me kanabis: