Arabia Saudite akuzohet për “mbështetje të terrorizmit në Iran” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arabia Saudite akuzohet për “mbështetje të terrorizmit në Iran”

    Insajderi
    13 June 2017 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, akuzoi Arabinë Saudite për “mbështetje aktive” të grupeve terroriste në perëndim dhe lindje të Iranit.

    Duke folur në margjina të një konference në Oslo, Zarif tha se Teherani “ka njoftime se Arabia Saudite është e angazhuar në mënyrë aktive në promovimin e grupeve terroriste” në provincën juglindore Sistan-Baluçistan të Iranit.

    Kjo provincë kufizohet me Afganistanin dhe Pakistanin dhe ka popullsi të madhe sunite.

    “Në anën perëndimore, po bëhet i njëjti aktivitet”, tha Zarif.

    Ai i bëri këto komente pak ditë pas sulmeve vdekjeprurëse në Parlamentin e Iranit dhe në tempullin e Ajatollah Ruhollah Khomeinit në Teheran.

    Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant Shteti Islamik, ndërsa zyrtarët iranianë kanë përsëritur akuzat se Arabia Saudite i financon militantët islamikë, përfshirë Shtetin Islamik, njofton rel.

    Arabia Saudite e ka mohuar përfshirjen në sulme.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark