Në një deklaratë Arabia Saudite ka bërë të ditur identitetin e sulmuesit me bombë në afërsi të Konsullatës Amerikane në Jeddah, shkruan CBC, transmeton Insajderi.
Sulmuesi në fjalë është 34 vjeçari pakistanez, Abdullah Qalzar Khan, i cili ishte vendosur në Arabinë Saudite që 12 vite, dhe kryente profesionin e shoferit.
Sulmi në afërsi të Konsullatës ishte i pari nga tre sulmet që goditën mbretërinë ditën e hënë. /Insajderi.com