Të paktën 25 jemenas janë vrarë në një sulm ajror të kryer sot nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ndaj një tregu në provincën veriore, Saada, ka thënë një zyrtar vendor i shëndetësisë.
Ndërkohë zyrtarët e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite nuk kanë qenë të qasshëm për koment, shkruan Reuters.
Jemeni është shkatërruar nga një luftë civile në të cilën qeveria në eksil e presidentit Abd-rabbu Mansour Hadi, e cila mbështetet nga kolacioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, është duke tentuar që ta mposhtë grupin Houthi që udhëhiqet nga Irani e i cili e kontrollon shumicën e territorit në veri të Jemenit, përfshirë edhe kryeqytetin Sanaa.
Drejtori i Departamentit të Drejtësisë në Sanaa, i cili udhëhiqet nga Houthi, ka thënë se aeroplani luftarak ka kryer dy sulme ndaj tregut al-Mashnag në rrethinën Shada, e cila ndodhet afër kufirit saudit, duke vrarë 25 persona dhe plagosur të paktën një tjetër.