Arabia Saudite në krye të terrorizmit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arabia Saudite në krye të terrorizmit

    Insajderi
    05 July 2017 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arabia Saudite po provon në kurriz çdo të thotë të ngresh gishtin e akuzës ndaj dikujt tjetër. Ajo ishte flamurtarja e përpjekjeve për diskreditimin e Katarit, si vend që mbështet terrorizmin, por një raport i “Henry Jackson Society” e akuzon vet mbretërinë e Gjirit si promovuesen kryesore të huaj të ekstremizmit islamik në Britaninë e Madhe.

    “Think tank”-u i specializuar në çështjet e jashtme flet për një lidhje “të pastër e në rritje” mes organizatave islamike të financuara nga përtej detit, predikuesve të urrejtjes dhe grupeve xhihahiste nxitëse të dhunës.

    Ministrat e qeverisë britanike janë nën presionin të publikojnë gjithashtu raportin e tyre mbi grupet islamike me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasada saudite reagoi menjëherë, duke i cilësuar si kategorikisht të rreme pretendimet e “think tank”-ut, në listën e të cilit renditet si vend i Gjirit edhe Irani, si garantues i mbështetjes financiare për xhamitë dhe institucionet e edukimit islamik, që janë lidhur me shpërndarjen e materialeve ekstremiste.

    Por në krye të saj, “Henry Jackson Society” vendos Arabinë Saudite, aleaten më të ngushtë të Britanisë në Lindjen e Mesme, e njëkohësisht partneren e saj më të madhe tregtare. Në dokument nënvizohet se, individë dhe fondacione janë përfshirë në eksportimin e asaj që e quan “ideologji paragjykuese dhe fanatike Ëahhabi (vehabiste)”, ndërsa rreshtohen për ilustrim edhe një sërë rastesh konkrete.

    Më herët, Gjermania e pranoi se numri i militantëve potencialë islamikë është rritur dhe se vendi duhet të përgatitet për mundësinë e sulmeve të ardhshme terroriste. Raporti i Agjencisë gjermane të Inteligjencës për vitin e kaluar tregon se, në Gjermani ndodhen rreth 24.400 islamikë, 9.700 prej të cilëve janë salafistë.

    Pesë sulme të tilla u regjistruan në vitin 2016, përfshirë atë të natës së Krishtlindjes në Berlin, ku u vranë 12 vetë, e nga sa kujton presidenti i kësaj agjencie janë edhe 7 sulme që u arrit të shmangeshin në kohë.

    Dokumenti tregon se, qindra “xhihadistë” kanë hyrë në këtë vend, në mesin e rreth një milion emigrantëve që vërshuan në Gjermani gjatë dy viteve të fundit. Zyrtarët e sigurisë janë të vëmendshëm sidomos kundrejt 680 personave që përbëjnë potencial për kërcënime islamike.

    Pjesa dërrmuese  e tyre janë nën ndikimin e ideologjisë salafiste. Berlini i ka shtuar ndjeshëm përpjekjet për të luftuar militantët islamikë, me një numër rekord arrestimesh, ndjekjesh penale dhe dëbimesh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark