Arabia Saudite do të rrisë tarifat për viza për personat që duan të vizitojnë vendin e tyre për kryerjen e peligrinazhit të haxhit islamik.
Këshilli qeverisës i ministrave, i kryesuar nga Princi Muhammad Bin Naif, njoftoi se kushdo që të aplikon për një vizitë me qëllim përfundimin e haxhit për herë të dytë, do të duhet të paguajë 473 euro për çdo vizitë.
E njëjta tarifë do të vlejë edhe për njerëzit tjerë që dëshirojnë ta kryejnë Umrah, një pelegrinazh i ngjashëm me haxhin, po i cili mund të kryhet në çfarëdo kohe gjatë vitit, për herë të dytë.
Çmimet për vizita të përgjithshme do të rriten në 47 euro. Tarifat do të hyjnë në fuqi të dielën, raporton The Independent.
Viza për vizitën e parë të haxhit do të mbetet ashtu siç ka qenë, pra pa pagesë.