Arabia Saudite shpreh dëshirën për investime të mëdha në Serbi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arabia Saudite shpreh dëshirën për investime të mëdha në Serbi

    Insajderi
    24 March 2017 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Serbisë, Zorana Mihajlloviq, është takuar me ambasadorin e Arabisë Saudite në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi, Hani Abdullah bin Momin.

    Ambasadori i përcolli zëvendëskryeministres interesimin e investitorëve nga Arabia Saudite që në Serbi të investojnë në sektorët e turizmit, turizmit mjekësor, bankar, bujqësor dhe të industrisë, thuhet në faqen e ministrisë, raporton Express.

    Zëvendëskryeministrja Mihajloviq i tha ambsadorit se Serbia është e hapur për promovimin e bashkëpunimit të biznesit në mes të dy vendeve. Ajo tha se do të dërgojë një ftesë zyrtare për përfaqësuesit e politikës dhe biznesit në Arabinë Saudite që të vizitojnë Serbinë në mënyrë që me kontakte të drejtpërdrejta me kolegët në Serbi të diskutojnë mundësitë e biznesit.

    Mihajloviq paraqitur mjedisin e biznesit në Serbi, duke theksuar se Serbia ka një pozitë të favorshme gjeografike, dhe është duke punuar në infrastrukturën që e lidh me rajonin. Si shembull, ajo ka përmendur projektin e ndërtimit të autostradës nga Beogradi për Sarajevë dhe projektin e ndërtimit të autostradës Nish-Prishtinë-Merdare.

    Ambasadori Hani bin Abdullah Momina ka thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira dhe që do të transferojë përshtypjet e tij në sektorin privat për mundësitë e biznesit në Serbi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark