×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Arbana Osmani, imazhi i ri i Prince Caffe Turke

    Insajderi
    19 June 2024 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është kompania më e madhe vendore për prodhimin e kafesë. Numëron 22 vjet në treg, e për konsumatorët prodhon të gjitha llojet e saj.

    Por, risia e fundit e Prince Caffee lidhet me imazhin që do ta përfaqësoj. Nga tash, nderin për të qenë brend ambasadore e produkteve më të shitura në vend, e mban mbi supe prezantuesja e njohur shqiptare, Arbana Osmani.

    “Jam e privilegjuar dhe ndjej një vlerësim të madh të pëfaqësoj këtë brend. Jo vetëm sepse është një brend shumë i mirë i Shqipërisë së madhe, por edhe sepse të them të drejtën nuk e kisha menduar ndonjëherë veten si një imazh kompanie kafeje”, ka thënë Osmani.

    E cka do të sjellë Prince Caffee tash e tutje nuk lidhet vetëm me imazhin e ri. Kampanja të jashtëzakonshme i presin adhuruesit e kafesë në vazhdimësi, ashtu siç Devolli Corporation ka ditur të bëjë për gjithë këtë kohë sa është në treg.

    “Prince Caffe është një produkt Made in Kosova i cili e ka ngritur cilësinë kosovare, në atë të niveleve botërore. Me këtë bashkëpunim ne besojmë që nga sot dhe në vitet në vazhdim do të kemi edhe shumë fushata promovimi, por edhe tregojmë që brendi është në zhvillim gjithnjë dhe në kërkim të konsumatorëve që e shijojnë këtë kafe, më të mirën që vjen nga rajoni, e që do të vazhdojë të shtrihet gjithandej”, ka thënë Adriatik Kelmendi.

    Kontrata u nënshkrua, kurse dy përfaqësuesit e këtij bashkëpunimi ia uruan atë njëri-tjetrit me nga një kafe turke.

    Dita e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje u finalizua me vizitën në Prince Caffee në Pejë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark