Arbana Osmani me dedikim emocional: Dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Arbana Osmani me dedikim emocional: Dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti

    Insajderi
    19 October 2021 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot (e martë) është një ditë shumë e rëndësishme për prezantuesen e njohur shqiptare, Arbana Osmanin.

    Kjo ngase djali i saj i dytë, Dielli, feston ditëlindjen e parë dhe me këtë rast nuk ka munguar një dedikim nga e ëma.

    Moderatorja nga Shqipëria ka zgjedhur disa nga momentet më të lumtura familjare për të përshkruar se si ishte plot një vit me një anëtar të ri të familjes.

    “Gëzuar ditëlindjen Dielli im i vogël, dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti, bekimi që më risolli besimin se mrekullitë ekzistojnë dhe se Dielli mund të lindë sërish”.

    “Ma ke ndriçuar jetën o Diell, të jam gjithë jetën mirënjohëse. Të do shumë, mama”, kanë qenë fjalët e saj.

    Dielli ndërkohë është djali i dytë i Arbanës nga lidhja e saj me regjisorin e njohur, Eduart Grishaj.

    Arbana duhet theksuar se ka edhe një djalë nga martesa e saj e mëparshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark