Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli përmes një konference për media ka prezantuara Arbana Xharren si prurjen më të re në këtë parti.
Veseli tha se askush nuk e ndjen më shumë gëzimin e aderimit se sa ata, ndërsa tha se si parti janë të përkushtuar drejt transparencës dhe fuqizimit te grave.
E duke folur për Arbana Xharrën, Veseli ka thënë se ajo nuk është vetëm fituese e një çmimi por në të njëjtën kohë ajo është edhe menaxhere e suksesshme.
Kurse ish-kryeredaktorja e gazetës Zëri Arbana Xharra ka thënë se në PDK shkoi pa asnjë kusht dhe për asnjë pozitë.
“Është kjo parti e cila më premtoi hapësirë, kam ardhur pa asnjë kusht. Kam me vazhdu me dinjitet me punu, kam me vazhdu me qenë zëri i qytetarit të Kosovës. Vazhdojë me qëndru prapa shkrimeve që kam ba dhe kam me vazhdu me qendru kritikuese edhe brenda partisë”, tha Xharra.
“Jam kërcënu disa here kam pas mundësi me u largu prej Kosovës, së më kanë shkrua shumë organizata të huja a po don të evaku por kam vendosë me qëndru dhe me i rritë këtu fëmitë e mi. Çka na mbetet secilit prej nesh është fytyra jonë”, tha ajo.
E pyetur nga gazetarët pse ka fshirë statuset e saj kundër PDK-së dhe Kadri Veselit, ajo tha se nuk e ka bërë një gjë të tillë. /Insajderi.com