Teksa ka komentuar zhvillimin aktual në veri të Republikës së Kosovës, opinonisti, Arben Ahmeti ka kundëruar se kushtëzimi i kërkesës amerikane për shtyrje të vendimit për leternjoftime është strategji e rrezikshme, shkruan Insajderi.
Ahmeti këtë gjykim e ka dhënë në profilin e tij në rrjetin social, Facebook.
“Kushtezimi i kerkeses amerikane per shtyrje te vendimit per leternjoftime eshte strategji e rrezikshme.
Qasja qe ne e ngojme ameriken vetem nese huliganet ne veri e heqin barrikaden eshte vendosje e seriozitetit te marredhenieve me paetnerin strategjik ne duart e Radojciqit. Dmth nese bindet Radojciqi na e ngojme ameriken, nese nuk bindet ai, nuk e ngojme.”
Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar se që nga sot (1 gusht 2022), do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet. Mirëpo, një ditë para se ky vendim të hynte në fuqi, serbët lokalë në veri të vendit filluan kundërshtimet e tyre duke vendosur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë – Jarinje dhe Bërnjak.
Pas kësaj, Qeveria u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për një muaj, nëse serbët largojnë barrikadat e vendosura, ndërkaq në mesnatë janë lëshuar dokumentet e para për hyrje-dalje.
Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit kosovar parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.
Praktikë të njëjtë Serbia ka aplikuar ndaj qytetarëve të Kosovës për vite me radhë.
/Insajderi.org