Kandidati për deputet nga LDK, Arben Gashi, ka qëndruar në Deçan.
Nga atje ai tha se ka entuziazëm për kthimin e madh.
Gashi shkroi se do rikthehet shpresa për të gjithë qytetarët.
“LDK nga Deçani ju përshëndet me entuziazëm për rikthimin e madh!Koha për t’u kthyer te vlerat, puna dhe zhvillimi që meritojnë qytetarët tanë. Bashkë, do ta forcojmë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe do ta rikthejmë shpresën për të gjithë! Rrugëtimi ynë vazhdon, më të fortë se kurrë!”, shkroi ai.