Kandidati për deputet nga LDK, Arben Gashi, ka komentuar mbledhjen e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Gashi tha se me Shqipërinë të gjitha i kemi bashkë dhe se duhet të heqet inati në mënyrë që të dy vendet të jenë edhe në punë bashkë.
“Po, historinë e kemi bashkë. Po, kulturën e kemi bashkë. Po, gjuhen shqipe e kemi bashkë. Po, miqtë e kombit i kemi bashkë. Po, figurat kombëtare i kemi bashkë. Pra, krejt i kemi bashkë, prandaj me punë dhe angazhim duhet të jemi bashkë, veç nëse e heqim pak inatin”, shkroi ai.