Arben Gashi i LDK-së për Albin Kurtin: Marrëveshjen e Wasingtonit e quajti tradhti, sot i vardiset administratës Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi i LDK-së për Albin Kurtin: Marrëveshjen e Wasingtonit e quajti tradhti, sot i vardiset administratës Trump

    Insajderi
    28 January 2025 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar ashpër Albin Kurtin, duke e akuzuar atë për qëndrime të paqarta dhe kontradiktore në lidhje me Marrëveshjen e Washingtonit.

    Gashi tha se para katër vitesh, Kurti e quajti tradhti kombëtare marrëveshjen, duke e sabotuar dhe denigruar atë.

    “Para katër vitesh e quajti tradhti kombëtare Marrëveshjen e Washingtonit. E sabotoi zbatimin e saj, e denigroi vetë dhe i porositi militantët të bënin të njëjtën gjë, duke përdorur gjuhën dhe veprimet më të ulëta ndaj nesh”, shkroi ai në Facebook.

    Sipas Gashit, tani, i pafuqishëm dhe pa mbështetje, ai po përpiqet të përqafojë administratën e Trump dhe të promovojë po të njëjtën marrëveshje, të cilën më parë e kishte kundërshtuar.

    Gashi tha se Kurti ka mungesë të vizionit dhe ideve politike.

    “Ky njeri nuk ka ide, nuk ka program, nuk ka ideale, nuk ka vizion, nuk ka orientim. Ka vetëm një gjë me bollëk në qeverisjen e tij: korrupsionin dhe paaftësinë qeverisëse!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark