Arben Gashi: Kurti i iki llogaridhënies, ndaloi hetimet parlamentare, Kosova ka nevojë për ndryshim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi: Kurti i iki llogaridhënies, ndaloi hetimet parlamentare, Kosova ka nevojë për ndryshim

    Insajderi
    09 January 2025 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga LDK, Arben Gashi, tha se Kosova ka nevojë për ndryshim.

    Gashi ka thënë se VV i ka ikur debatit në parlament, në interpelanca nuk është paraqitur dhe i ka “paralizuar” komisionet hetimore parlamentare.

    “Në Parlament i ik debatit. Në interpelanca nuk paraqitet. Komisionet hetimore parlamentare i paralizon. Debateve televizive iu shmanget. Dhe së fundmi, i paska ndaluar gjithë ekipin garues të LVV-së që të mos paraqiten askund”, ka shkruar kandidati nga LDK me numrin 14.

    Sipas tij për VV “llogaridhënia parlamentare nuk duhet të bëhet; hetimi parlamentar duhet të ndalohet, sepse i nxjerr në pah Martinat, Ngagipat, Rozetat – hajnat që fshihen pas skemave të tij; debati parlamentar dhe televiziv ia zbardh përgjegjësinë e dështimeve”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark