Arben Gashi: LDK-ja është themeli i Kosovës, në zemrën e çdo familje – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Arben Gashi: LDK-ja është themeli i Kosovës, në zemrën e çdo familje

    Insajderi
    24 January 2025 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka përmendur rëndësinë e LDK-së si forcë themelore për shtetin dhe shoqërinë kosovare.

    Ai u shpreh se “nuk ka familje në Kosovë që nuk ka lidhje me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, duke theksuar se kjo parti ka qenë dhe mbetet fryma që ka bashkuar popullin shqiptar në periudhat më të vështira të historisë.

    “LDK është themeli i lirisë dhe shtetësisë sonë,” ka deklaruar Gashi, duke shtuar se çdo familje në Kosovë ka një histori të lidhur me kontributin, mbështetje dhe sakrificën për idealet e LDK-së.

    Ai u shpreh se LDK ka ofruar vizion, udhëheqje dhe dinjitet, duke ndihmuar në ndërtimin e Kosovës moderne.

    Gashi tha se lidhja mes LDK-së dhe popullit është më e fortë se kurrë, duke e cilësuar këtë parti jo vetëm si një entitet politik, por si një trashëgimi kombëtare që vazhdon të ndërtojë të ardhmen e Kosovës me vizion, urtësi dhe përgjegjësi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark