Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Arben Gashi, ka kritikuar qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti lidhur me ish-presidentin historik, Ibrahim Rugovën.
Gashi ka komentuar vendosjen e luleve tek busti i ish-presidentit Rugova në Istog gjatë ditës së djeshme nga ana e Kurtit.
“Dje, atje, ai që sot veç çirrja i ka mbetur, paska vendosur lule te busti i Presidentit Rugova. Por mos t’i shkojë mendja se vendlindja e Ibrahim Rugovës harron se dikur ai çirrej kundër tij, ashtu siç çirret sot çdo ditë kundër LDK-së”, ka thënë Gashi.
“Ai e kupton përditë e më shumë se Istogu dhe e gjithë Kosova tashmë e njohin fytyrën e vërtetë të përçarësit dhe mashtruesit të madh. Prandaj, ai e di mirë të vërtetën e 9 shkurtit. Të vërtetën e rikthimit të LDK-së, që askush nuk mund ta ndalë.
9 shkurti është dita jonë! Pasardhësit e Ibrahim Rugovës janë ngritur në këmbë në gjithë Kosovën për fitoren e saj”.