Arben Gashi thotë se Kurti ka kapur shtetin: Ai i do prokurorët e vet, është i paaftë edhe si kryeministër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Arben Gashi thotë se Kurti ka kapur shtetin: Ai i do prokurorët e vet, është i paaftë edhe si kryeministër

    Insajderi
    03 February 2025 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arben Gashi nga LDK-ja ka thënë se kryeministri Albin Kurti është “i paaftë si kryeministër”, duke shtuar se ai i dëshiron prokurorët  e tij.

    Gashi ka thënë se Kurti i ka kërcënuar prokurorët sa herë janë marrë me njerëzit e tij.

    “Kryeministri direkt delë e thotë sa të jem unë këtu, e Glauku kryeparlametar e Vjosa në presidencë, filan fisteku s’ka me u bë kurrë prokuror. Kjo është deklarata e kryeministrit. Dëmi që iu ka bë rendit kushtetues është jashtëzakonisht i rëndë sepse kushdo që vjen nesër mundet me ndjek të njëjtën praktikë”.

    “Përveç defunksionalizimit të Prokurorisë, Linçimi i prokurorëve, mos përgjigja ndaj prokurorëve. Çdo rast që është ngritur aktakuzë kryeministri ka dalë i ka kërcënuar prokurorët dhe gjykatësit, ky është problem sistemor. Ai i do prokurorët e vet”, ka thënë Gashi. /Gazeta Express


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark