Arben Gashi – VV-së: Le të harrojnë se unë do të mbyll sytë para hajnisë, nuk do të ndalem, dhe askush nuk më frikëson – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Arben Gashi – VV-së: Le të harrojnë se unë do të mbyll sytë para hajnisë, nuk do të ndalem, dhe askush nuk më frikëson

    Insajderi
    08 February 2025 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arben Gashi nga LDK-ja, tha se VV është ankuar në PZAP, është ankuar për të në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për deklarimet e tija në tubime ku thuhet se e ka akuzuar qeverinë për vjedhje të rezervave.

    Gashi tha se kjo ankesë i është refuzuar nga PZAP.

    Teksa i la një porosi Qeverisë se nuk do të mbyllin sytë para hajnisë.

    “Qenkan ankuar se u kam thënë një të vërtetë të madhe: hajninë dhe keqpërdorimet. Po ankohen në PZAP, por edhe aty janë refuzuar.
    Le të harrojnë se unë do të mbyll sytë para hajnisë dhe aferave. Le të harrojnë se do t’i kaloj në heshtje.
    Unë nuk do të ndalem, dhe askush nuk më frikëson. Ndryshimi po vjen, është kaq afër!
    Bëhuni pjesë e ndryshimit dhe dënojeni hajninë e keqpërdorimin me votën Qenkan ankuar se u kam thënë një të vërtetë të madhe: hajninë dhe keqpërdorimet.Po ankohen në PZAP, por edhe aty janë refuzuar. Le të harrojnë se unë do të mbyll sytë para hajnisë dhe aferave. Le të harrojnë se do t’i kaloj në heshtje”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark