Arben Gashi: Zgjedhjet, mënyra më e drejtë për t’i dhënë fund ngërçit politik dhe arrogancës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Gashi: Zgjedhjet, mënyra më e drejtë për t’i dhënë fund ngërçit politik dhe arrogancës

    Insajderi
    08 June 2025 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se tani është momenti për të dalë nga kriza institucionale në vend dhe për të siguruar një përfaqësim të drejtë, larg monopoleve politike.

    Pas dështimit të 28-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Gashi theksoi se vendi ndodhet në një bllokadë të thellë politike, e cila sipas tij buron nga një pabarazi, ku njëra palë mban monopolin e propozimeve, ndërsa pala tjetër ka vetëm të drejtën legjitime të votës, shkruan Insajderi.

    Ai akuzoi partinë në pushtet për arrogancë dhe mungesë të kompromisit politik.

    “Partia që kontrollon propozimin për Kryetarin e Kuvendit, dëshiron ta realizojë qëllimin e saj pa asnjë kompromis politik. Kjo është qasje përjashtuese, jo frymë demokratike. Dhe kjo është e papranueshme për ne – dhe për çdo qytetar që beson në barazi politike”, shkroi Gashi në Facebook.

    Duke iu referuar një deklarate të kryeministrit Kurti, “Hajt, se këta dorëzohen…”, Gashi tha se një qëndrim i tillë nuk është as vizion dhe as strategji, por një përçmim ndaj institucioneve dhe qytetarëve.

    Ai theksoi se si përfaqësues i popullit nuk do të qëndrojë i heshtur përballë kësaj gjendjeje.

    “Kur arroganca bëhet rregull – qytetari duhet të rikthehet si gjykatësi kryesor. O do të ketë zgjidhje me marrëveshje të drejtë, ose le të flasë qytetari!”, shtoi ai.

    Si zgjidhje të vetme për këtë situatë, Gashi propozoi organizimin e zgjedhjeve të reja.

    “Zgjedhjet janë zgjidhja burimore në çdo demokraci. Ato janë mënyra më e drejtë, më legjitime dhe më paqësore për t’i dhënë fund kësaj bllokade të dëmshme.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark