
Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Dorëheqjen e ka bërë të ditur në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve.
“Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt me ç‘rast diskutoi dhe u informua për një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin aktivitetet e Agjencisë dhe zhvillimet e fundit në procesin e privatizimit. Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i Drejtorëve i shqyrtoi dhe i miratoi 31 rastet rekomanduese nga Divizioni i Shitjes Direkte (17 aprovime dhe 14 refuzime).
Gjatë kësaj mbledhje, Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv (DE) duke e njoftuar Bordin e Drejtorëve në mbledhje zyrtare”, thuhet në njoftim.