Alban Zogaj nga LDK tha se është për keqardhje që anëtari i Kabinetit të Kryetarit të Prishtinës në mandatin 2013-2017, nuk e din që në atë kohë, në fakt, janë blerë 51 autobusë, e jo 30 autobusë
Kandidati për kryetar të Prishtiëns nga VV tha se në mandatin sa ai ka qenë në komunë janë blerë 30 autobusë, ndërkohe që në atë përiudhë janë blerë 51 autobusë.
Arben Vitia, në Kanal 10, tha: në mandatin kur kam qenë në Komunë, janë blerë 30 autobusë dhe është zhvilluar plani i mobilitetit!
Është për keqardhje që anëtari i Kabinetit të Kryetarit të Prishtinës në mandatin 2013-2017, nuk e din që në atë kohë, në fakt, janë blerë 51 autobusë, e jo 30 autobusë.
Dikush që me kaq shpërfillje jep fakte kaq të pasakta, e sidomos, për kohën kur ka qenë vet pjesë e kabinetit qeverisës, nuk ka pse kërkon votë të qytetarit për qeverisje në Prishtinë!