Dikur një prej njerëzve me të fuqishëm në Lëvizjen Vetëvendosje, Arben Vitia, tash është punësuar në një klinikë private.
Sot, ai bashkë me drejtuesin e Mitrovicës që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamzën kanë prerë shiritin e një poliklinike të re.
“Investimi i bërë këtu ka disa parametra të domosdoshëm për të garantuar shërbime të sigurta. Nga aspekti teknik dhe infrastrukturor, por edhe me profesionistët shëndetësorë, plotëson kushtet e një qendre shëndetësore bashkëkohore, që plotëson shërbimet për pacientët duke pasur në vëmendje standardet evropiane të shërbimeve shëndetësore…Ndaj jam i nderuar që jemi këtu bashkë në hapjen e kësaj qendre, e cila do të jetë vlerë e shtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa më cilësore për qytetarët e Mitrovicës, por jo vetëm”, ka thënë Vitia.
Derisa Hamza u shpreh i lumtur për investimin në qytetin e tij.
“Për mua nuk ka më kënaqësi se kur shoh që vinë investitorë dhe zgjedhin Mitrovicën për të investuar…Çdo investim në cilëndo fushë, arsimore, shëndetësore, të prodhimit, të shërbimeve, tregtisë, kudoqoftë është ndihmesë jashtëzakonisht e madhe për komunën e Mitrovicës. Përtej kësaj, përveç që do të jetë një qendër që do të ofrojë shërbime qytetarëve të regjionit të Mitrovicës”, theksoi Hamza.
Kjo poliklinikë do të funksionojë tash e tutje në qytetin më verior të Kosovës, derisa qytetarët do të kenë mundësinë të marrin shërbime të ndryshme klinike dhe diagnostike.
Lexo edhe: