Arben Vitia nuk siguron qytetarët se vaksina Pfizer do të arrijë në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arben Vitia nuk siguron qytetarët se vaksina Pfizer do të arrijë në Kosovë

    Insajderi
    16 April 2021 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para pak minutash ka mbajtur konferencë për medie lidhur me vaksinën anti-Covid, ku tha se është i pavërteta lajmi i publikuar në Gazetën Insajderi për mos nënshkrimin e kontratës me kompaninë me Pfizer.

    Vitia nuk ka dhënë asnjë kundër argument për të treguar se pse ky lajm nuk është i vërtetë, ai madje nuk dha dhënë asnjë detaje për negociatat qe është duke i bërë me kompanin Pfizer, duke u arsyetuar se të njëjta janë konfidenciale.

    Ministri Vitia nuk sigurojë as qytetarët se këto vaksina mund të vinë në Kosovë.

    I pyetur nga gazetarja e Insajderit se a mund t’i siguroj të paktën qytetarët e Kosovës se doza prej 500 mijë vaksina nga kompania Pfizer do të vijën në Kosovë. Vitia nuk është përgjigjur duke thënë se është konfidenciale informata.

    Kurse Sekretarit i tij Naim Bardiqi tha se po pyetni sikur ne të jemi prodhues, duke ju drejtuar se nga e dini ju se janë 500 mije doza.

    Dozën prej 500 mije vaksinave nga kompania Pfizer që priten të vijnë në Kosovë e kishte konfirmuar ish ministri i Shëndetësisë, Armen Zemaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark